Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani.
“Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk mbështetet në ndihmën e qeverisë amerikane. Nëse nuk mund të largoheni, gjeni një vend të sigurt në vendbanimin tuaj ose një ndërtesë të sigurt. Koha po mbaron”, thuhet në mesazhin e DASH drejtuar qytetarëve amerikanë.
Vendimi i SHBA-së për Iranin do të vijë në 24-48 orët e ardhshme, sipas një zyrtari izraelit
Sipas zyrtarit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të bashkohet me sulmet ndaj programit bërthamor të Iranit.
“Pritet që ata ta bëjnë këtë, por askush nuk po i bën presion. Ata duhet të marrin vendimin e tyre”, u shpreh zyrtari.
“Do ta dimë në 24-48 orët e ardhshme”, shtoi ai.
Ndërkohë, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, është në të njëjtën linjë me Kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me kërcënimet e tij ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.
“Katz gjithmonë i bën deklaratat e tij sipas udhëzimeve të Netanyahut. Ai nuk vepron vetë”, u shpreh zyrtari izraelit.