Health & Beauty

Ja kur mund të bëni dush pasi keni lindur me ndërhyrje cezariane!

Perceptimi për lindjen me operacion cezarian ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Dikur kjo lindje konsiderohej si alternativa e fundit për të përfunduar lindjen. Ndërsa ndërsa në ditët e sotme, shumë gra e zgjedhin si procedurë, edhe pse ndonjëherë nuk është e nevojshme, për faktin e thjeshtë se nuk duan të përjetojnë një lindje të zgjatur. Gjatë këtij operacioni, përmes një incizioni horizontal prej 10 cm (e ashtuquajtura laparotomi Pfannestiel) në fund të barkut, kryhet hapja e mitrës me qëllim nxjerrjen e bebit.

Pas lindjes higjena është shumë e rëndësishme të mbahet në mënyrën e duhur dhe në lidhje me këtë plaga e operacionit do të jetë një problem duke qënë se mund të infektohet nga kontakti me ujin dhe detergjentët larës. Kur mund të bëjë dush nëna? Zakonisht penjtë bien pas rreth 7-8 ditësh nga lindja dhe kjo do të konsiderohet edhe si koha më e sigurt për të bërë një dush. Megjithatë ka nëna që fillojnë të bëjnë një dush të plotë edhe pas 3-5 ditësh nga lindja duke qënë se ndihen gati. Për të qënë më të sigurta në lidhje me momentin do të ishte mirë të merrnit edhe mendimin e mjekut para se të dilni nga spitali.

Ndërkaq, shumica e grave shtatzëna presin të përjetojnë të përzierat e mëngjesit dhe dëshirat e pazakonta për ushqim, por shtatzënia sjell edhe një sërë simptomash të tjera më pak të njohura. Ndryshimet hormonale dhe rritja e qarkullimit të gjakut mund të shkaktojnë dukuri të papritura, si gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve, hundë të bllokuar dhe ndryshime në lëkurë. Shumë nga këto shqetësime, përfshirë kapsllëkun, këmbët e ënjtura dhe venat e zgjeruara, mund të lehtësohen me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Megjithatë, është e rëndësishme që për çdo simptomë të pazakontë ose shqetësuese të konsultoheni me mjekun për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien tuaj dhe të foshnjës.