Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme njofton se kanë miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, përmes një statusi në ‘Twitter’ ka publikuar me foto si do të duken fletët e votimit më 6 mars.






Kujtojmë se në këtë datë do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, atë të Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Kavajës dhe Rrogozhinës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për 6 bashkitë që do të futen në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Bashkia Shkodër
1. Partia Socialiste me Majlinda Angonin
2. Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ me Bardh Spahinë
3. Partia Demokratike me Xhemal Bushatin
Bashkia Dibër
1. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Premtim Kryemadhin
2. Partia Demokratike me Luan Hakën
3. Partia Socialiste me Rahim Spahiun
4. Lëvizja e re me Dritan Torbën
Bashkia Durrës
1. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Ardian Mukën
2. Partia Socialiste me Emiriana Sakon
3. Partia Demokratike me Luan Hotin
Bashkia Vorë
1. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim Vranën
2. Partia Socialiste me Blerim Sherën
3. Partia Demokratike me Ymer Markun
Bashkia Rrogozhinë
1. Partia Demokratike me Ferdinand Saraçin
2. Partia Socialiste me Edison Memollën
3. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin
Bashkia Lushnjë
1. Partia Socialiste me Eriselda Sefën
2. Partia Demokratike me Indrit Sefën
3. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë me Elton Banon
Më 19 shkurt nis fushata zgjedhore në 6 bashkitë e vendit, që do të zgjasë për 2 javë ku më pas qytetarët do u drejtohen kutive të votimit më 6 mars.