Aktualitet

Ja si do të vijojë riatdhesimi i qytetarëve në SHBA

Riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ofrohet përmes udhëtimit në itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë. Nisja bëhet pasditen e 29 Prillit nga Aeroporti JFK nëpërmjet Alitalia-s, ndërsa avioni mbërrin në Romë një ditë më pas. Fluturimi tjetër për në Tiranë bëhet me kompaninë Air Albania më 30 prill. Më pas, pasagjerët shpërndahen për në hotelet ku të kalojnë karantinën 2-javore, në kuadër të masave anti-COVID. Meqë numri i vendeve është i limituar, Ambasada e Shqipërisë në Amerikë iu bën thirrje shqiptarëve, të shpejtojnë. Shumë prej tyre duhet të presin dhe biletat e brendshme që të shkojnë në kohë në Aeroportin JFK të Nju Jorkut.