Aktualitet

Vdekshmëria e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri, ja si paraqitet situata

Vdekshmëria e sëmundjes COVID-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100.000 banorë. Në nivel qarku, vdekshmëria më e lartë është në Tiranë e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara.