Tech Top Tech - News

Ja si ushtria amerikane po hyn në epokën e luftës dixhitale…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Ushtria më e fuqishme në botë po thotë “na duhet software… dhe pak AI që nuk fle kurrë”? Sepse loja sapo u bë serioze.
U.S. Army ka firmosur një kontratë 10-vjeçare me Anduril Industries që mund të shkojë deri në 20 miliardë dollarë. Po, miliardë. Aq shumë para sa që edhe kalkulatori yt thotë: “bro, chill pak.”
Ideja? Të bashkohen mbi 120 kontrata të vogla në një super-kontratë të vetme. Pra, nga “kaos Excel-i” në “one big boss deal.” Sepse sipas Pentagonit, lufta moderne nuk fitohet vetëm me tank, por me software. Me pak fjalë: kush ka kodin më të mirë, fiton.
Dhe këtu hyn në skenë Palmer Luckey—tipi që dikur shiste VR për gaming, tani po ndërton dronë, avionë autonomë dhe sisteme që duken si nga një trailer filmi. Një upgrade i vogël: nga headset në luftë reale. Casual.
Por prit, ka më shumë dramë. Ndërkohë që Anduril po ngrihet si “tech darling” i Pentagonit, Anthropic është në konflikt me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e AI në armë autonome. Pra njëra palë thotë “le ta bëjmë”, tjetra “ndalo pak, po shkojmë shumë larg.” Si debat klasik: njëri porosit 10 espresso, tjetri kërkon çaj kamomili.
Mesazhi është i qartë: e ardhmja e luftës nuk është vetëm fizike, është dixhitale. Dhe ndërkohë që ne akoma e përditësojmë telefonin natën, këta po përditësojnë… mënyrën si bëhet lufta.