Jacob Elordi ka ndarë këndvështrimin e tij surprizues mbi xhirimin e skenave intime me Margot Robbie në filmin e ri Wuthering Heights, duke i krahasuar ato me koreografinë e skenave të luftës apo vallëzimit.
Aktori 28-vjeçar e përshkroi procesin si “super teknik”, duke theksuar se çdo lëvizje është e planifikuar në detaje.
Në një intervistë për The Sun, ai u shpreh se xhirimet e këtyre skenave janë të organizuara me saktësi të madhe, për t’u përshtatur me kornizën filmike dhe ndriçimin.
Është si ‘Aksion’ dhe si një kalë në pistën e garave, direkt nga porta. Nuk ndryshon nga koreografia e një skene luftimi apo vallëzimi. Gjithçka është e koreografuar
-tha ai, duke shtuar se edhe momentet më intime janë të kontrolluara teknikisht.
Filmi rrëfen historinë tragjike të Heathcliff dhe Cathy, të vendosur në moçalet e egra të Yorkshire-it, dhe eksploron marrëdhënien e tyre intensive dhe shkatërruese.
Projekti është pritur me entuziazëm nga adhuruesit e kinemasë, të cilët e kanë cilësuar dramën si një nga kandidatet për “filmin e vitit”.
Regjisorja britanike Emerald Fennell ka deklaruar se synimi i saj ishte të provokonte reagime të forta emocionale nga publiku, duke theksuar se dëshiron një përjetim sa më intensiv në kinema.
Së fundmi, Elordi dhe Robbie përfunduan turneun promocional botëror dhe bënë një paraqitje surprizë në Brisbane më 15 shkurt, ku promovuan versionin e tyre të ri të romanit klasik të Emily Brontë.