Margot Robbie u shfaq në humor të shkëlqyer feste pas premierës së filmit të shumëpritur “Wuthering Heights” në Los Angeles, ku mori pjesë e shoqëruar nga bashkë-ylli i saj Jacob Elordi dhe bashkëshorti, producenti Tom Ackerley.
Aktorja 35-vjeçare zgjodhi të festojë në ambientet elegante të restorantit luksoz Mother Wolf, ku tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me një paraqitje tejet të rafinuar dhe plot stil.
Ylli i filmit “Barbie” kishte veshur një fustan vintage nga koleksioni vjeshtë/dimër 2004 i Roberto Cavalli, i zbukuruar me motive baroke në nuanca të kuqe dhe ari.
Fustani me korse dhe dekolte të thellë theksonte linjat e saj elegante, ndërsa prerja anësore dhe detajet lozonjare nxirrnin në pah këmbët e saj, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Pamja glam u kompletua me taka të arta Cavalli, një çantë vintage Manolo Blahnik dhe vathë elegantë me perla, duke i dhënë gjithë look-ut një prekje klasike dhe luksoze.
Jacob Elordi u shfaq me një kostum të zi minimalist, ndërsa Tom Ackerley zgjodhi një smoking klasik, duke ruajtur elegancën tradicionale të mbrëmjes.
Gjatë festës, Margot u pa jashtëzakonisht energjike dhe e buzëqeshur, duke kërcyer, duke pozuar për fotografi dhe duke shijuar momentin me kolegët e saj, përfshirë edhe regjisorin Emerald Fennell.
Më herët gjatë mbrëmjes, Robbie kishte rrëmbyer vëmendjen edhe në tapetin e kuq, ku u shfaq me një fustan Schiaparelli dhe një gjerdan historik me diamante Taj Mahal, i cili dikur i përkiste Elizabeth Taylor dhe vlerësohet rreth 8 milionë dollarë.
“Wuthering Heights”, adaptimi i ri i romanit të famshëm të Emily Brontë, pritet të dalë në kinematë botërore më 13 shkurt, vetëm pak ditë përpara Ditës së Shën Valentinit, duke e kthyer filmin në një nga premierat më romantike të sezonit.