Në Japoni, rëndohet bilanci i viktimave nga tajfuni Jebi, më i forti në 25 vjet, me erëra deri në 215 km në orë. Autoritetet japoneze flasin për 11 të vdekur e 300 të plagosur. Në rajonet qëndrore e perëndimore vijojnë evakuimet, ndërsa një nga pistat e Aeroportit të Osakës, e ndërtuar në një ishull artificial, rezulton e përmbytur duke bllokuar 3 mijë persona.