Këtë fundjavë do të luhet java e tretë e Kategorisë Superiore, duke filluar me përballjen sot në mbrëmje Skënderbeu-Laçi. Korçarët do ta zhvillojnë këtë ndeshje pa tifozë, për shkak të penalizimit nga FSHF-ja për ngjarjet e javës së parë gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Sfida mes Skënderbeut dhe Laçit do të luhet në orën 19:45 në stadiumin e Korçës.