Aktualitet

Java mbyllet me mot me shi në territorin e vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti vijon me vranësira mesatare e të dendura, që shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit, kryesisht qarku Shkodër, ka reshje të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar deri të lartë. Gjithashtu, bien shira me intensitet deri mesatar në qarqet Vlorë e Gjirokastër.

Në majat e maleve të zonës së Alpeve ka reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era arrinderi në 22 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/12
Re shi

Kukës
7/11
Re shi

Lezhë
12/13
Re shi

Dibër
7/10
Re shi

Durrës
12/16
Re shi

Tiranë
11/14
Re shi

Elbasan
5/10
Re shi

Berat
10/18
Re shi

Vlorë
15/17
Re shi

Korçë
3/10
Re shi

Gjirokastër
13/14
Re shi

Sarandë
10/16
Re shi