Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në qendër, në jug e në lindje, reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar në formën breshërit, rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra por të vrullshme
Era do të fryjë me drejtimin verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-3 ballë.
Temperaturat variojnë:
Shkodër
15/26
Diell re shi
Kukës
14/23
Diell re shi
Lezhë
16/27
Diell re shi
Dibër
12/22
Diell re shi
Durrës
16/26
Diell re shi
Tiranë
17/28
Diell re shi
Elbasan
15/26
Diell re shi
Berat
14/28
Diell re shi
Vlorë
16/26
Diell re shi
Korçë
12/19
Diell re shi
Gjirokastër
13/26
Diell re shi
Sarandë
16/26
Diell re shi