Beyoncé ka zgjedhur të vazhdojë të fokusohet në karrierën e saj, duke injoruar deklaratën e bashkëshortit të saj, Jay-Z, pas hedhjes poshtë të një padie civile që akuzonte atë dhe Diddy për abuzim seksual ndaj një vajze 13-vjeçare në vitin 2000.
Këngëtarja 43-vjeçare shpërndau një postim në Instagram, ku shfaqej me një bust metalik të artë dhe promovonte aromën e saj të re, “Cé Lumière”.
Me një mbishkrim që shkruante “Dashuria është ari i vetëm”, Beyoncé nuk e përmendi aspak çështjen ligjore që përfshin Jay-Z, sipas një raporti nga DailyMail.
Ndërkohë, Jay-Z reagoi pas rrëzimit të padisë, duke e quajtur atë një fitorë dhe duke e cilësuar akuzën si “të rreme dhe të pabaza”.
Ai theksoi se kjo situatë kishte shkaktuar dëme emocionale për familjen e tij dhe kritikoi avokatin e paditësit për abuzim me sistemin gjyqësor për interesa financiare.
Avokatët e Jay-Z dhe Diddy e quajtën padinë të bazuar në “pretendime të pavërteta” dhe theksuan se emrat e klientëve të tyre ishin dëmtuar padrejtësisht.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Beyoncé duket se mbetet e përqendruar në promovimin e karrierës dhe markës së saj, duke shmangur përfshirjen në polemikat që kanë përfshirë bashkëshortin e saj.