Gossip Showbiz

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez përgatiten për dasmën prej 450 milionë euro?

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, dhe e fejuara e tij, Lauren Sanchez, kanë dërguar ftesa për martesën e shumëpritur që do të zhvillohet këtë verë, pas dy vitesh fejesë.

Sipas mediave të huaja, Bezos po planifikon të investojë mbi 450 milionë euro për një dasmë spektakolare në brigjet e Italisë, e cila do të mbahet në qershor 2025.

Fillimisht, kishte qarkulluar thashetheme se ceremonia do të zhvillohej në Kolorado, por Bezos e ka mohuar këtë informacion.

Ai iu përgjigj një postimi në rrjetin social X, duke i quajtur këto lajme si “gënjeshtra” dhe duke theksuar se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm me informacionet që lexojnë.

Dasma do të ketë të ftuar të njohur, përfshirë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e fejesës së çiftit në gusht 2023 në një jaht luksoz, si Bill Gates, Leonardo DiCaprio, Kris Jenner, dhe Mbretëresha Rania e Jordanisë.

Bezos dhe Sanchez e njoftuan lidhjen e tyre në janar 2019, pas divorcesh nga partnerët e mëparshëm. Bezos u nda nga gruaja e tij, MacKenzie Scott, me të cilën ka katër fëmijë, ndërsa Sanchez u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Patrick Whitesell, me të cilin kishte dy fëmijë. Ajo gjithashtu ka një djalë nga lidhja me ish-yllin e NFL, Tony Gonzalez.