Gossip Showbiz

“Ndonjëherë duhet të heshtësh!” Jennifer Garner rrëfen mësimin më të vështirë si nënë!

Aktorja e njohur Jennifer Garner ka folur hapur për sfidat e prindërimit dhe mënyrën se si puna me fëmijë në ekran ndikon drejtpërdrejt në jetën e saj personale.

E ftuar në podcastin Not Gonna Lie, të drejtuar nga Kylie Kelce, aktorja u shpreh se bashkëpunimi me fëmijë të moshave të ndryshme e ndihmon të reflektojë dhe të përmirësohet si nënë.

E dua shumë intimitetin e kësaj marrëdhënieje, qoftë me një vogëlush, një fëmijë, një adoleshent apo një të ri. I dua të gjithë

-u shpreh ajo, duke theksuar se këto eksperienca i japin një perspektivë më të qartë për rolin e saj si prind.

Garner, e njohur për rolet në 13 Going on 30 dhe serialin The Last Thing He Told Me, tha se shpesh i konsideron këto marrëdhënie si një “provë” për jetën reale. Sipas saj, edhe përplasjet apo momentet e vështira në set e ndihmojnë të kuptojë më mirë si të sillet në shtëpi me fëmijët e saj.

Aktorja, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Ben Affleck, ndau edhe një nga mësimet më të vështira të prindërimit: të dish kur të mos flasësh.

Vjen një moment kur nuk duhet t’u thuash fëmijëve gjithçka. Duhet thjesht të rrish e qetë

-tha ajo me humor.

Në fund të bisedës, Garner preku edhe temën e ndërhyrjeve estetike, duke theksuar se nuk dëshiron të bëjë premtime për të ardhmen.

Jam kjo që jam sot dhe nuk e di si do të ndihem nesër

-u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se për të, autenticiteti mbetet prioritet.