Ylli i Hollywood-it, Jennifer Lawrence, tani është zyrtarisht nënë e dy fëmijëve.
Aktualisht 34 vjeçe, aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, Cook Maroney, raporton People. Sipas tyre, ata janë parë duke kaluar kohë së bashku në qytetin e New York-ut më 31 mars.
Lawrence e njoftoi shtatzëninë e saj në tetor 2024 përmes një interviste për Vogue. Postimi në Instagram shkruante:
Urime Jennifer Lawrence! Fituesja e çmimit Oscar do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin, galerin Cook Maroney
Një burim i afërt me aktoren tha se ajo “e do shumë rolin e nënës.”
Ajo është shumë e lumtur që është përsëri shtatzënë. E ndjen se ky është momenti i duhur. Djali i saj do të jetë 3 vjeç kur të vijë fëmija i ri
Lawrence dhe 40-vjeçari Maroney u martuan në tetor të vitit 2019. Ata kanë edhe një djalë 3-vjeçar, Cy, i lindur në shkurt të vitit 2022.
Çifti është mjaft i rezervuar kur bëhet fjalë për detaje të jetës së tyre private. Megjithatë, Lawrence ka folur hapur për përvojën e saj të nënës pak pas lindjes së djalit të saj.
Të nesërmen pas lindjes, e ndjeva sikur jeta ime kishte filluar nga e para. Ishte sikur, ‘Kjo është dita e parë e jetës sime’. Thjesht shikoja. Ishte një dashuri kaq e madhe
– tha Jennifer për Vogue në shtator 2022.
Ajo gjithashtu ndau se lindja e djalit të saj kishte thelluar aftësinë e saj për të dashur.
Zemra ime është zgjeruar në një kapacitet që nuk e dija. Dhe kjo përfshin edhe burrin tim
Lawrence zbuloi gjithashtu se Cy është një fëmijë i lindur pas disa shtatzënive që ajo ka humbur.