Vetëm pak ditë pas një dëmtimi serioz në hundë gjatë provave për American Music Awards 2025, Jennifer Lopez ka ndezur reagime në rrjet me një selfie të fundit të publikuar në Instagram.
Në foto, 55-vjeçarja shfaqet me make-up të ndritshëm, flokë të lëshuara dhe veshje sportive blu, por përdorimi i një filtri të theksuar nuk kaloi pa u komentuar.
Fansat spekuluan se këngëtarja po përpiqej të fshehë pasojat e dëmtimit, që e detyroi të bënte qepje pas një goditjeje të fortë në hundë.
Një javë më pas dhe me shumë akull, jam si e re
-shkroi J.Lo në një postim të mëparshëm pranë një fotografie me kirurgun plastik të njohur Dr. Jason Diamond.
Në disa postime të tjera, ylli i popit tregoi edhe një mavijosje në krah, që mendohet se lidhet me provat intensive për eventin madhor që do të mbahet më 26 maj në Las Vegas, ku ajo do të ngjitet në skenë si prezantuese dhe performuese kryesore.
Ndjekësit kanë shprehur shqetësim për shëndetin dhe gjendjen emocionale të Lopez, veçanërisht duke qenë se ajo është vlerësuar shpesh për natyralitetin dhe postimet pa editime.
Filtrat e fundit u interpretuan si një shenjë presioni për të ruajtur imazhin e saj në një moment të rëndësishëm të karrierës.