Showbiz

Jennifer Lopez performon për herë të parë me vajzën e saj

Aktorja dhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez nisi turneun e saj muzikor “It’s My Party: The Live Celebration” në sajë të ditëlindjes së saj të 50-të.

Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është fakti se artistja performoi për herë të parë në hapjen e këtij turneu me vogëlushen e saj Emme.

Nënë e bijë interpretuan së bashku këngën e filmit “Second Act”, “Limitless” dhe talenti i 11-vjeçares ishte i dukshëm.

Ato kishin veshje të ngjashme e të kuqe dhe performanca e tyre u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.