Përgjatë gjithë karrierës së saj, Megan Fox është portretizuar si ajo vajza seksi e cila përzgjidhet për rolet vetëm për hir të pamjes së saj pa patur ndikim të madh në film.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Hollywood, Megan foli për 2 rolet e saj të shumëpërfolur. 34-vjeçarja kujtoi eksperiencën e xhirimeve tek “Jennifer’s Body” dhe “Transformes”, 2 realizime shumë të ndryshme për të cilat është komentuar shumë.
Nëse do të zgjidhte mes tyre për impaktin më të madh që ka patur në karrierën e saj, ajo do të zgjidhte “Transformers” pavarësisht konflikteve me regjisorin Michael Bay.
Tek “Jennifer’s Body”, Megan sërish ka qenë në rolin e një vajze të bukur e mendjelehtë ndërsa tek “Tranformers” personazhi i saj ndikon në rrjedhën e ngjarjeve dhe është më tepër sesa vetëm një fytyrë e bukur.
Po ju kë do të zgjidhnit?!