Tech Top Tech - News

Jensen Huang: Nëse s’po përdor AI, po humb mijëra dollarë çdo ditë vetëm sepse…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Nëse një inxhinier që paguhet 500 mijë dollarë në vit… nuk shpenzon 250 mijë dollarë për AI Tokens — atëherë, sipas Jensen Huang, kemi një problem serioz. Jo problem teknik… problem filozofik.

Shefi i Nvidia e tha hapur në një podcast: nëse një punonjës super i paguar përdor vetëm pak AI, është njëlloj si të ndërtosh një shtëpi me lopatë ndërkohë që ke ekskavatorin mbrapa… dhe thua “jo, më pëlqen mënyra klasike”.

Për ta sjellë më shqip: është si të kesh një biznes dhe të mos përdorësh as telefon, as internet dhe as social media… vetëm laps, letër dhe shpresë. Domethënë, rrespekt për nostalgjinë, por klientët kanë ikur.

Huang e sheh AI si një “superfuqi” për trurin. Në vend që të shkruash çdo rresht kodi vetë, ti i jep ide, dhe AI bën punën e rëndë. Ai thotë që shumë shpejt çdo inxhinier do ketë një “ekip” me dhjetëra agjentë AI që punojnë për të. Pra ti nuk je më vetëm punonjës… je menaxher i një fabrike mendimesh.

Sigurisht, jo çdo gjë është perfekte. Disa kompani ende nuk po shohin fitime të mëdha nga AI, madje ka pasur raste kur AI ka bërë gabime që kanë prishur punë serioze. Pra nuk është magji, është mjet — dhe duhet përdorur me tru.

Po sinqerisht? Bën sens. Në 2026, nëse AI mund ta bëjë një punë për ty dhe ti zgjedh të mos e përdorësh… nuk je më “old school”, je thjesht jo-produktiv. Është si të refuzosh makinën dhe të shkosh në këmbë në autostradë.