Bota

Jerome Powell zgjidhet Presidenti i 16-të i Bankës Qendrore Amerikane

Jerome Powell, i zgjedhur nga presidenti Donald Trump për të drejtuar Bankën Qendrore Amerikane, u konfirmua në këtë post nga Senati, me 85 vota pro e 12 kundër. Ish-juristi, i perceptuar si republikan i moderuar, i aftë për konsensus, pason demokraten Janet Yellen, si Presidenti i 16-të i Bankës së fuqishme Qendrore, institucion 100-vjeçar. 64-vjeçari merr detyrën, më 3 Shkurt.