Jessica Simpson ka ndarë një mesazh emocional në Instagram, pas ndarjes së saj të dhimbshme nga bashkëshorti Eric Johnson. Këngëtarja dhe ish-ylli i ‘reality TV’ tha se “shpirti i saj është tërhequr në vendin që i takon”, duke shprehur krenari për rrugëtimin e saj mes vështirësive. Në postimin e saj, Simpson shkroi: “Për vajzën që isha, të dua. Për gruan që jam, jam krenare për ty. Për gruan që po bëhem, jam e emocionuar për ty… është KOHA”.
Jessica dhe Eric, të cilët kanë tre fëmijë së bashku, janë ndarë që prej vitit të kaluar, ndërsa spekulimet për problemet në martesën e tyre qarkullonin prej muajsh. Përveç jetës personale, Simpson është gati të rikthehet fuqishëm në muzikë pas 15 vitesh pauzë. Albumi i saj i ri pritet të publikohet këtë muaj. Burimet thonë se këngët e saj janë të ndjera dhe të sinqerta, duke përfshirë tekste që flasin për zhgënjimin dhe ringritjen pas ndarjes.

Jessica e ka përshkruar këtë projekt si “kolona zanore e shpirtit të saj”, duke e krahasuar me albumin legjendar “Jagged Little Pill” të Alanis Morissette. Ajo ka regjistruar këngët e saj në Nashville dhe Los Angeles, duke u kthyer në rrënjët e muzikës country. Albumi pritet të sjellë një Jessica të re, më të pjekur dhe më të fuqishme, ndërsa fansat mezi presin të dëgjojnë historinë e saj të transformuar në muzikë. Jessica Simpson dhe Eric Johnson janë në proces ndarjeje pas 10 vitesh martesë.
Aktorja dhe këngëtarja 44-vjeçare e cilësoi si të dhimbshme situatën në marrëdhënien e saj me ish-lojtarin e San Francisco 49ers. Simpson zbuloi ekskluzivisht për revistën People se ata tashmë po jetonin të ndarë, por se vendimi i saj është i fokusuar në atë që është më e mira për tre fëmijët e tyre; Maxwell, Ace dhe Birdie. Jessica Simpson nuk do të lejojë që divorci i saj nga Eric Johnson pas 10 vitesh martesë ta pengojë, pasi ajo është në një nga periudhat më të mira të jetës së saj.