Pas një postimi në Instagram, ku fansave i ra në sy se artistja mbante dorën mbi bark, Jessie J u detyrua të sqarojë spekulimet për një mundësi shtatzënie.
Këngëtarja reagoi me humor ndaj komenteve të ndjekësve, duke thënë se nuk ka asgjë tjetër përveçse që “vetëm muzika e re është në rrugë”.
Jessie J, e cila u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2023, është duke punuar për një album të ri pas shtatë vitesh.
Ajo ka shprehur gjithashtu dëshirën për t’u përfshirë në projektet e komedisë, duke eksploruar mundësi të reja në karrierën e saj.
Për më tepër, këngëtarja është duke bashkëpunuar me Ryan Tedder, liderin e grupit OneRepublic, për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në pranverë të këtij viti.