Prej të paktën dy vitesh, jetonte me trupin e pajetë të nënës së saj. Kufoma e 84-vjeçares u gjet dje nga karabinierët, në një shtëpi në Muggia (Trieste) të Italisë. Zbulimi u bë në dhomën e gjumit, poshtë një mushamaje e një grumbulli rrobash. Sipas raportimeve, shërbimet e shëndetit mendor ishin përpjekur t’i afroheshin 57-vjeçares, por pa sukses.
E akuzuar për fshehjen e trupit
Vajza e gruas së moshuar, një ish-oficere policie 57-vjeçare, u dërgua në stacionin e policisë dhe u akuzua për fshehjen e trupit. Më pas nisi një hetim, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit të Triestes. Mjeku ligjor dhe prokurori Andrea La Ganga ishin në vendngjarje.
Për të përcaktuar datën e vdekjes së 84-vjeçares do të urdhërohet si autopsia, ashtu edhe një test toksikologjik, siç raportohet nga Il Piccolo.
Sipas gjetjeve fillestare, gruaja vdiq më shumë se dy vjet më parë. Karabinierët iu përgjigjën një raporti nga një person i shqetësuar i cili nuk e kishte parë dhe as dëgjuar të moshuarën për njëfarë kohe. Banesa dykatëshe ishte në një gjendje shumë të keqe sanitare. Hetimi do të përpiqet të hedhë dritë mbi motivin e gruas për të fshehur trupin e nënës.