Operacioni ushtarak amerikan, “Vendosmëri Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores, nuk është rast i izoluar.
Katër drejtues të tjerë shtetesh janë kapur përtej kufirit nga Shtetet e Bashkuara. Rasti më i fundit është i ish-presidentit haitian, Jean-Bertrand Aristide, i cili në vitin 2004 u mor nga ishulli në rrethana të dyshimta nga 20 marinsa dhe u dërgua në Republikën Qendrore Afrikane e më pas në Afrikën e Jugut, përpara se të kthehej në shtëpi.
Shumë më i njohur ishte arrestimi më 2003-shin i ish-diktatorit irakian, Saddam Hussein, i kapur në Operacionin “Agimi i Kuq” më 13 dhjetor 2003, ndërsa George W. Bush ishte në Shtëpinë e Bardhë. Saddam kërkohej prej 8 muajsh. Pas një gjyqi të shpejtë, u dënua me vdekje.
Më herët në kohë, më 3 janar 1990, ishte radha e presidentit panamez, Manuel Noriega. George Bush ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe operacioni, i koduar “Just Cause”, na kujton atë që ndodhi me Maduron.
Kjo sepse edhe Noriega u akuzua për përfshirje në trafikun e drogës. Pasi u soll në Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi u gjykua dhe u dënua me më shumë se dyzet vjet burg.
Çështja e parë daton që nga viti 1901 dhe kishte të bënte me presidenti Emilio Aguinaldo të Republikës së Parë Filipinase.
Gjenerali ishte udhëheqësi i rezistencës gjatë Luftës Filipino-Amerikane, pasi kombi i Azisë Juglindore hodhi poshtë Traktatin e Parisit të vitit 1898, që mohonte pavarësinë e vendit (së bashku me Kubën, Porto Rikon dhe Guamin) e dekretoi kalimin e tij në Shtetet e Bashkuara.