Bota

Si u përshkallëzua presioni Amerikë-Venezuelë deri në kapjen e presidentit Maduro!

Që kur Donald Trump mori detyrën në janar 2025, tensionet midis SHBA-ve dhe Venezuelës janë rritur ndjeshëm. Ja fazat dhe arsyet e përshkallëzimit:

Me Trump-in, strategjia e “presionit maksimal” u rikthye. Uashingtoni menjëherë revokoi licencat e naftës, duke izoluar ekonomikisht regjimin e Nicolás Maduro-s.

Në veçanti, gjatë vitit 2025, presioni u zhvendos në nivelin ushtarak. Në emër të luftës ndaj trafikut të drogës, Shtetet e Bashkuara vendosën një forcë të madhe detare në Karaibe, duke përfshirë aeroplanmbajtësen Gerald Ford, si dhe mbi 15 mijë trupa.

Midis shtatorit dhe nëntorit 2025, ndodhën përplasjet e para, me Marinën Amerikane që kreu sulme të synuara kundër anijeve të dyshimta venezueliane, duke bërë që Karakasi zyrtar të shpallte gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

Situata u përshkallëzua në dhjetor të vitit 2025 me ultimatumin telefonik të Trump-it drejtuar Maduro-s, mbylljen e njëanshme të hapësirës ajrore amerikane dhe vendosjen taktike të forcave speciale në bazat pranë Venezuelës.

Arsyet:

Në realitet, trafikimi i drogës mund të jetë (pothuajse) një pretekst.

Tashmë janë diskutuar objektivat e vërteta strategjike të administratës Trump: kundërshtimin e depërtimit të Kinës dhe Rusisë në një vend që kufizohet me një det të përbashkët; rilidhjen e një pjese të tregut global të naftës, i cili kishte rënë nën kontrollin e juanit kinez, me dollarin; dhe rritjen e presionit mbi regjimin e Nicolas Maduros, duke hapur rrugën për një ndryshim regjimi që do të sillte një qeveri më të nënshtruar.