Aktualitet

Jo vetëm shi, sot bie edhe dëborë/Parashikimi i motit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Mot të vranët ka në të gjithë vendin, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e në relievet kodrinore-malore, hera-herës deri mesatar.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 900-1000 metër bien reshje dëbore me intensitet të ulët dhe hera-herës mesatar.

Era fryn me drejtim verilindor e me shpejtësi mesatare 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, fiton shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik e Jon të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/15
Re shi

Kukës
4/7
Re shi/borë

Lezhë
9/15
Re shi

Dibër
5/8
Re shi/borë

Durrës
11/15
Re shi

Tiranë
12/16
Re shi

Elbasan
12/15
Re shi

Berat
10/16
Re shi

Vlorë
13/18
Re shi

Korçë
6/8
Re shi/borë

Gjirokastër
4/15
Re shi

Sarandë
14/19
Re shi