Gerta dhe G Bani kanë qenë dy banorët të cilët i kanë shpëtuar të parët nominimit mbrëmjen e sotme, duke lënë ‘kokë më kokë’ Valbonën dhe Jozin. Midis dy personazheve VIP, publiku ka vendosur që banori i cili do të duhet të lërë shtëpinë është Jozi.
E përlotur Valbona ka përqafuar Jozin, ndërsa më pas banori është tërhequr për të lënë shtëpinë duke u kërkuar banorëve të mos e përcjellin.
“Ishte kënaqësi, ju përshëndes të gjithëve. Kemi ndarë disa momente të bukura, por e kuptoj që nuk jam për këtë ambient. Rozi, çuna, ju dua të gjithëve. Respekt për të gjithë”– tha Jozi duke u larguar. Valbona e përlotur ka zgjedhur ta ndjekë nga mbrapa, duke e përqafuar dhe në një moment, e trishtuar ka ndërmarrë vendimin drastik duke thyer një nga kutitë e emergjencës.
Valbona theu kutinë e emergjencës e cila përmbante biletën vajtje ardhje, ku njëri prej banorëve e përdor për dikë tjetër aty. Me këtë veprim ajo e shpëtoi Jozin, duke thënë se meriton që publiku ta njohë atë më shumë brenda.
Pas thyerjes së kutisë, të gjithë banorët duhet të dorëzojnë biletat e fatit të dhëna më parë nga Egli.