Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, ka deklaruar se skuadra e tij ka bërë mirë ndaj Partizanit dhe e meritonte fitoren. AI theksoi se ekipi kishte lexuar mirë lojën e kundërshtarëve ndaj edhe suksesi ishte mëse logjik në një ndeshje të tillë.
“Nuk po diskutoj që fitorja erdhi me Partizanin. Problemi është që skuadra kishte nevojë për tre pikë, pozitat ishin thuajse të njëjta. Edhe Partizani kishte nevojë për pikët, edhe ne nuk kishim bërë ende fitoren e parë. Ndeshja erdhi në atë formë se Partizani e nisi më mirë lojën, duke marrë zonat tona më mirë. Erdhi rasti i penalltisë që u shënua. Pastaj gjërat ishin të kontrolluara nga ne gjatë gjithë lojës. Kishim ekuilibër të mirë në mesfushë dhe një përkujdesje në mbrojtje. Besoj se bëmë një lojë të kujdesshme sa i përket ekuilibrave në mesfushë. Partizani na zotëroi disa herë zonat boshe në mesfushë që nuk duhej të tërhiqeshim më tepër dhe aty humbëm me Ofori dhe Devid në mesfushë. Por në pjesën e dytë u rregulluan gjërat, edhe në momentet më të këqija të Malomos, se derisa ishim në disavantazh nuk po dukej në lojë. Besoj se aty u rregullua pak edhe iniciativa individuale e tij që erdhi me shënimin e golit, po besoj se shoqërimi i luftës dhe dyluftimeve i Ibrahim në sulm, u shoqërua mirë nga lojtarët. Gabim mund t’i them vetëm golit të tretë të Partizanit, dy të tjerët ishin aftësia e jona. Ishte ndeshje e dyfishtë për Partizanin dhe për ne, se edhe ne nuk kishim marrë ende fitoren e parë. Fola me djemtë se nuk mund të merrte ndryshe ndeshja e sotme, se bëmë performancë deri diku të mirë me Dinamon, me përpjekjen e lojtarëve dhe mënyrën si ishin vendosu. Ndodhi që të fitojmë ndeshjen, nuk do të thotë gjë, se kemi ndeshje shumë, një javë të çon ku ishe. Duhet të jemi me këmbë në tokë se kemi fituar në një kampionat i cili është shumë i barabartë”, tha Josa pas ndeshjes.
Trajneri i Partizanit, Milinkoviç pas humbjes me Bylis:
“Ky është nja nga momentet më të vështira të karrierës. Kam humbur shumë ndeshje në karrierë dhe nuk e kuptoj se pse sot nuk fituam me më shumë gola. Se kaluam në avantazh, por pastaj e pësuam dhe nuk e kuptoj pse u ndalëm e nuk kishte reagim, nuk mund t’i shpjegoj gabimet që bëmë në mbrojtje, dhuratat, te goli i dytë dhe i tretë sipas meje ua bëmë dhuratë. Ky nuk është justifikim. Ndaj është situatë shumë e vështirë për ne. Arsyet e kolapsit? E kam mendjen e nxehtë dhe për momentin nuk mund të përgjigjem se duhet të shoh më shumë ndeshjen dhe të jem në një situatë normale, më vjen keq. Të jem i sinqertë e kemi provuar Janjevën në të majtën gjatë stërvitjeve dhe dukej mirë, por kishim problemin me sulmuesit në lojën në ajër. U munduam ta linim të vetëm me topin në thellësi, por përsëri gabuam dhe pësuam gol. Kjo është dhimbje koke, që para ndeshjes nuk ishte e lehtë, kur humb dy ndeshje radhazi e sidomos mua që në 3-4 vitet e fundit kam punuar në klube ku nuk kam humbur shumë. E pranoj që është problem i madh psikologjik, kur jemi në disavantazh dukemi sikur dorëzohemi, edhe 1-1, nuk deshëm të mbaronte ashtu e të ishim në avantazh. Në pjesën e dytë e nisëm pak mirë, por kur humb një rast, mendoj se të gjithë ndaluan së besuari. Unë shpresoj që të mos ndodhë si në vitin 2018, që Partizani të jetë të paktën në Final 4. Por pas gjithë këtyre rezultateve e di që të gjithë ata që mbështetin Partizanin dhe ne që punojmë do të jenë të zhgënjyer, si ne. Shpresojmë që gjërat të ndryshojnë për ne dhe gjërat të shkojnë shumë më mirë. Isha i mërzitur dhe zhgënjyer se për mua nuk është e njëjta nëse humb 3-1 apo 3-2, kur krijon një rast që e humb e dorëzohesh. Ne nuk u përpoqëm e kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer aktualisht. Lider? Nëse sheh si ishim në fushë, e kupton nuk kishim një lider dhe na duhet një në fushë për grupin. Për fat të keq nuk e kemi një lojtar të tillë që të nxjerrë ekipin nga situata”, tha Milinkoviç pas ndeshjes.