Celebrities Film & Tv Gossip

Jozi thyen kutinë e emergjencës! Ja cila ishte surpriza dhe dënimi për banorin…

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e kaluar Vëllai i Madh vendosi të shtonte edhe tre kuti të reja emergjence. Njërën prej tyre ish-banorja, Ola e theu para fillimit të ‘Prime’-it që kishte të bënte me “Fuqinë e Artë” ku në zarfin që lexoi thuhej se të gjitha vendimet e deritanishme të “Vëllait të Madh” shfuqizohen dhe vlera e çmimit të madh shkon sërish 100 mijë euro. Pra, të gjithë banorët, përveç Eglit dhe Jozit, do të mund të garojnë për të fituar këtë shifër. Egli dhe Jozi garojnë për 50 mijë euro, pasi kanë rihyrë në shtëpi pas largimit.

Sot një tjetër kuti emergjence është thyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Jozi ka zgjedhur që të thyej kutinë që kishte një çelës. Teksa ishte pranë kutisë ai pyet Gjestin nëse duhet t’a thyej dhe ai i thotë “Po, pse me qëndruar aty. Kujdes mos të nxjerr jashtë nga dera e Vodafone”.

Nga ana tjetër Loredana që po shikonte Jozin që thyente kutinë e emergjencës i thotë: “Unë nuk të flas më”. Por në Zarfin e Kuq shkruhej:

Ti fitove të drejtën të kalosh 24 orë në një dhomë luksoze, në një ambient privat dhe tërësisht të izoluar nga banorët e tjerë. Zgjedh një banor tjetër për të ndarë eksperiencën, si pasojë natën pasuese je i detyruar të flesh jashtë në oborr me kushte të vështira pavarësisht motit dhe të përdorësh vetëm tualetin.

Ndërkohë Jozi zgjodhi Loredanën që të kalojnë 24 orë bashkë te suita luksoze.