Autorja Colleen Hoover njihet më së miri për librin e saj “It Ends With Us”. Është aq popullor, saqë u soll edhe në versionin e filmit me aktoren Blake Lively në rolin kryesor, u publikua në vitin 2024. Ky libër është vetëm maja e ajsbergut për punën mbresëlënëse të Hoover. Ajo përqendrohet në zhanret e romancës dhe trillerit. Hoover ka shkruar 26 libra dhe ka filluar të botojë vetë. Këto janë 10 romanet më të mira të Hoover për t’i lexuar, pavarësisht nëse sapo e keni zbuluar apo keni qenë një fans i saj prej kohësh.
Slammed
Hoover punoi si mësuese dhe punonjëse sociale përpara se të bëhej autore. Ajo nuk kishte ndërmend të ndiqte karrierën e saj si shkrimtare. Ajo shkroi dhe botoi vetë librin e saj të parë në vitin 2012 si dhuratë për nënën e saj, e cila sapo kishte blerë një Kindle (një pajisje e vogël elektronike që mbahet në dorë për të lexuar libra). Një varg këngësh i vëllezërve Avett frymëzoi librin Slammed. Tregon historinë e 18-vjeçares Layken dhe fqinjit të saj të pashëm, Will. Tërheqja është e menjëhershme, por ai rezulton të jetë një student në shkollën e saj të mesme. Ata i drejtohen poezisë për të shprehur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin kur nuk mund të jenë bashkë. Ky është libri i parë në një trilogji.
Verity
Colleen tregon anën e saj më të errët me këtë roman të vitit 2018. Ky është më shumë triller sesa romancë. Tregon historinë e shkrimtarit fantazmë Lowen Ashleigh. Ajo punësohet nga bashkëshorti i Verity Crawford për të përfunduar një seri librash më të shitur që gruaja e tij është shumë e sëmurë për t’i shkruar. Ajo zbulon një kujtim të pabotuar me sekretet e errëta të Verity dhe nuk di çfarë të bëjë. Ajo gjithashtu po zhvillon ndjenja për Jeremy-n, punëdhënësin e saj simpatik.
Reminders of Him
Për lexuesit që sapo kanë filluar të lexojnë punën e saj, Colleen rekomandon që të nisin me këtë roman të vitit 2022. Ajo beson se është njëkohësisht i thellë dhe romantik. Ngjarja përqendrohet te Kenna Rowan, e cila kthehet në shtëpi pasi ka vuajtur pesë vjet burg. Ajo shpreson të rilidhet me të bijën. Gjatë rrugës ajo zhvillon një miqësi me baristin Ledger Ward. Shkëndijat fluturojnë dhe Kenna përpiqet të rifitojë jetën me të bijën dhe qytetin e saj të lindjes.
All Your Perfects
Colleen e konsideron këtë si romanin e saj më romantik. Është i katërti në serinë “I Pashpresë”, por qëndron edhe më vete nëse doni të vazhdoni më tej. Quinn dhe Graham kanë një dashuri të përsosur, por vitet e martesës kanë lënë gjurmë. A mund t’i rregullojnë dy njerëz të papërsosur gabimet dhe sekretet e së kaluarës? Lexoni këtë libër për ta zbuluar.
Maybe Someday
Ky është libri për adhuruesit e romancës dhe dashamirësit e muzikës. Është i pari në serinë “Ndoshta”. Sydney e do kolegjin, jeton me shoqen e saj më të mirë, Torin, dhe është në një lidhje me një djalë të mrekullueshëm të quajtur Hunter. Gjithçka shkon mirë derisa ajo zbulon zemërthyer se Hunter po e tradhton. Një fqinj simpatik i quajtur Ridge e ndihmon të lehtësojë dhimbjen me kitarën e tij.
It Ends With Us
Colleen ka deklaruar në intervista se është “e hidhur dhe e ëmbël” që ky libër është kaq popullor. Kjo për shkak të lidhjes personale me temën e rëndë. Ky libër trajton dhunën në familje dhe është bazuar në martesën e prindërve të saj. Lily Bloom duket se i ka të gjitha, një biznes të suksesshëm për të cilin është e apasionuar dhe një martesë të shkëlqyer me një neurokirurg të pashëm të quajtur Ryle Kincaid. Gjërat në shtëpi nuk janë aq të mira. Ryle ka një anë të errët të dhunshme me të cilën Lily përpiqet të përballet dhe ta fshehë. Një ish-i dashur vjen në ndihmë. Një film me përnbajtjen e këtij libri u publikua në vitin 2024.
Regretting You
Ky libër shqyrton marrëdhënien e ndërlikuar nënë/bijë. Morgan Grant u bë nënë kur ishte vetëm një adoleshente. Ajo është e vendosur të sigurohet që vajza e saj 16-vjeçare, Clara, të mos ndjekë shembullin e saj, gjë që e tendos marrëdhënien e tyre. Kur vdes babai i Clara-s, të dyja duhet të mësojnë ta kuptojnë më mirë njëra-tjetrën.
Heart Bones
Ky libër zhvillohet në plazh, kështu që është një libër i shkëlqyer për t’u lexuar me pak rërë midis gishtërinjve. Beyah Grim mezi pret të fillojë kolegjin në Penn State. Ajo mori një bursë të plotë dhe po e lë pas jetën e varfërisë. Kur i vdes nëna, ajo detyrohet të jetojë me të atin gjatë verës. Ajo gjen ngushëllim te djali i pashëm fqinj dhe të dy fillojnë një aventure pa asnjë kusht. Çfarë mund të shkojë keq?
Ugly Love
Tate Collins dhe Miles Archer nuk mund ta mohojnë tërheqjen e tyre fizike ndaj njëri-tjetrit, por asnjëri nuk po kërkon një marrëdhënie të qëndrueshme në këtë kohë. Ata vendosin t’u japin një shans njëri-tjetrit. E vetmja gjë që kërkon Miles është që Tate të mos pyesë për të kaluarën ose të mos presë asgjë në të ardhmen. Kjo kërkesë vazhdon të bëhet më e vështirë për Tate. Lexoni këtë libër për të mësuar më shumë rreth Miles misterioz.
November 9
Ky libër është veçanërisht i mirë për të apasionuarit pas librave. Dy personazhet kryesorë, Fallon dhe Ben, takohen në kohën më të keqe të tyre. Fallon është gati të shpërngulet në anën tjetër të vendit, por tërheqja midis të dyve është e pamohueshme. Ben ka gjetur muzën e tij artistike te Fallon dhe është frymëzuar të shkruajë romanin e tij. Ata vazhdojnë të takohen më 9 nëntor të çdo viti, pavarësisht se jetët e tyre janë të ndara. Fallon fillon të dyshojë se diçka po ndodh. A mund ta shkatërrojë shkrimi i Benit lidhjen e tyre?