Një ndryshim i rëndësishëm po ndodh në sistemin arsimor të Suedisë. Pas viteve të përdorimit intensiv të teknologjisë në klasa, autoritetet dhe edukatorët po tërhiqen gradualisht nga mësimi i mbështetur te ekranet, duke rikthyer librat fizikë dhe shkrimin me dorë. Ky vendim vjen pas shqetësimeve në rritje për rënien e aftësive të leximit dhe përqendrimit tek nxënësit, veçanërisht në moshat e vogla. Shkollat, të cilat për një kohë të gjatë u fokusuan te pajisjet digjitale, tani po përpiqen të rivendosin zakone më të thella të të mësuarit.
Studimet tregojnë se shkrimi me dorë aktivizon më shumë zona të trurit dhe ndihmon në mbajtjen mend të informacionit. Po ashtu, leximi në letër përmirëson kuptimin, sidomos kur bëhet fjalë për materiale më komplekse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se teknologjia po braktiset plotësisht. Qasja e re synon të gjejë një ekuilibër mes mjeteve digjitale dhe metodave tradicionale, duke ruajtur përfitimet e të dyjave.
Në vitin 2025, ndikimi i rrjeteve sociale ka kaluar nga zakon i përditshëm në sjellje të varur. Sipas studimeve globale të sjelljes digjitale, 75% e përdoruesve e kontrollojnë telefonin brenda 5 minutave pasi zgjohen, përpara se të flasin, të hanë apo të mendojnë për ditën që i pret. Statistikat tregojnë se preth 68% e njerëzve ndihen të shqetësuar ose nervozë kur nuk kanë akses në rrjete sociale për më shumë se disa orë. Ky fenomen, i njohur si ankthi digjital, po ndikon drejtpërdrejt në përqendrim, humor dhe cilësinë e gjumit. Mbi 60% e përdoruesve raportojnë se zgjohen gjatë natës për të kontrolluar telefonin, edhe pa marrë njoftime.
Studime të reja sugjerojnë se edhe pushimet e shkurtra nga rrjetet sociale mund të përmbysin efektet negative që ato kanë në tru, duke përmirësuar vëmendjen, shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme. Një rast i përshkruar në një gjyq të rëndësishëm në SHBA nxori në pah ndikimin e thellë që mund të kenë rrjetet sociale. Një e re 20-vjeçare tregoi se si përdorimi i tyre kishte marrë kontrollin e jetës së saj që nga fëmijëria, duke e çuar drejt ankthit, depresionit dhe një obsesioni me pamjen e jashtme. Juria i dha të drejtë padisë së saj ndaj kompanive teknologjike, duke i shpallur ato neglizhente dhe duke urdhëruar dëmshpërblim prej 6 milionë dollarësh.