Travel

Ju zbulojmë një nga qytetet më të vizituara në hemisferën jugore!

Rio de Janeiro, i vendosur në juglindje të Brazilit dhe qyteti i dytë më i madh i vendit, është qytet i bukurive unike natyrore dhe arkitekturore si Statuja e Krishtit, mali Sugarloaf, plazhet Copacabana dhe Ipanema. Me klimën e tij tropikale dhe pamjet mbresëlënëse panoramike, Rio ofron pamje unike si për adhuruesit e natyrës ashtu edhe për entuziastët e kulturës.

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të vizituara në hemisferën jugore dhe është i njohur për karakteristikat e tij natyrorë, karnavalet, muzikës samba dhe bossa nova, plazhet si Barra da Tijuca, Copacabana, Ipanema, dhe Leblon. Disa nga monumentet më të famshme përveç plazheve përfshijnë statujën gjigante të Krishtit Shpëtimtarit në majë të malit Corcovado, i quajtur një nga shtatë mrekullitë e reja të Botës, Mali Sugarloaf me teleferikun e tij dhe stadiumi Maracana, një nga stadiumet më të mëdha të futbollit në botë.

Cilat janë qytetet më të mira në botë? “Time Out” ka bërë renditjen e qyteteve që spikasin për jetën e natës. Dhe në vend të parë ka renditur Rio De Janeiro në Brazil. Ai është shpallur vendi më i mirë në botë për të festuar, sipas sondazhit të realizuar nga “Time Out”. Dielli, deti dhe samba janë një “armë” e fortë e Rio De Janeiro. Ky qytet renditet gjithashtu shumë lart edhe sa i përket çmimeve të përballueshme. Sipas të njëjtit sondazh, në Europë vendi më i mirë për të festuar është Berlini. Ja lista me 13 qytetet më të mira në botë për jetën e natës:

1. Rio De Janeiro, Brazil

2. Manila, Filipine

3. Berlin, Gjermani

4. Guadalajara, Meksikë

5. Austin, Teksas, SHBA

6. Lagos, Nigeri

7. Roterdam, Holandë

8. Machester, Angli

9. Budapest, Hungari

10. Accra, Ganë

11. Buenos Aires, Argjentinë

12. Taipei, Tajvan

13. Singapor