Aktori i njohur Justin Baldoni ka festuar 12-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Emily, duke ndarë një mesazh romantik në rrjetet sociale. 41-vjeçari postoi një foto nga dita e dasmës së tyre në Instagram, ku shpreh dashurinë dhe mirënjohjen për partneren e tij.
Do të martohesha me ty përsëri e përsëri e përsëri. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Dymbëdhjetë
-shkroi ai në mbishkrimin e fotos.
Çifti u njoh në vitin 2011 gjatë ditëlindjes së një miku të përbashkët dhe u martuan në korrik të vitit 2013.
Ata kanë dy fëmijë: një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar. Baldoni dhe Emily shpesh ndajnë momente të jetës së tyre familjare në rrjete sociale, duke u konsideruar një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.