Gossip Showbiz

Justin Bieber irritohet me mediat: “Dëshirojnë të dukem ai që nuk jam”

Një ndër fotot më virale të Justin Bieber zakonisht shumë media e përdorin gjerësisht për lajmet rreth tij. Mesa duket ai nuk qenka aspak krenar dhe madje e urren këtë foto. Së fundmi prestigjiozia “Variety” shkroi për suksesin e këngës së tij dhe Ariana Grande-s, “Stuck with you”, por të gjithë vëmendjen e artistit e mori fotoja e përdorur.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, Bieber u shpreh se mediat ende përdorin fotografi jo të këndshme në kohën kur ai kishte mustaqe dhe sipas tij këtë e bëjnë që ai të duket i sëmurë.

Unë jam akoma në shok, që ende i përdorin këto fotografi të miat. Po ju them se media dëshiron të zgjedhë fotot e mia të këqija për të bërë të dukem sikur nuk jam mirë.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, “Variety” e ndryshoi foton dhe e zëvëndësoi me një tjetër imazh të Justin. Rikujtojmë, se gjimnastja amerikane, Simone Biles u vu në qendër të diskutimeve këto ditë pas vendimit për t’u tërhequr nga gara në Olimpiadën e Tokios për t’i dhënë përparësi shëndetit mendor. Justin Bieber vendosi t’i shkruajë në Instagram pasi kur është fjala për probleme të lidhura pikërisht me shëndetin mendor, Bieber di shumë.