Në fjalimin e saj, ajo falënderoi klientët dhe mbështetësit, duke theksuar se komuniteti i ndërtuar rreth “Rhode” nuk do të ishte i mundur pa ta, shkruan “DailyMail”.
Hailey shprehu mirënjohje të veçantë edhe për miqtë e saj, të cilët, siç tha ajo me humor, shërbyen si “subjekte testimi” gjatë zhvillimit të produkteve.
Një tjetër falënderim i veçantë iu dedikua Jen Atkin, e cila i dorëzoi çmimin, duke theksuar:
Kam mësuar shumë prej saj, jo vetëm për bukurinë dhe ndërtimin e një marke, por edhe për jetën.
Në një Story në Instagram, këngëtari shkroi:
Sinqerisht, nëse do të isha në vendin tuaj, do të ishte e vështirë të mos ishe xheloz për marrëdhënien time me Hailey. Është diçka e veçantë dhe e kuptueshme pse disa nuk mund ta durojnë.
Deklarata e Justin-it u interpretua si një përgjigje direkte ndaj thashethemeve, duke treguar se lidhja e tyre mbetet e fortë, pavarësisht zërave për krizë.