Gossip Showbiz

Justin Bieber shpërthen ndaj paparacëve: “Jam baba, jam burrë – mjaft më provokuat”

Justin Bieber është përfshirë sërish në një incident të tensionuar me paparacët, një moment që tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjet.

Në një video të regjistruar jashtë Soho House në Malibu, këngëtari 31-vjeçar shihet duke reaguar ashpër ndaj fotografëve, ndërsa u kërkon atyre të ndalin provokimet.

Ndaloni së provokuari. Unë jam baba, unë jam burrë, unë jam burrë

-dëgjohet të thotë Bieber, duke e bërë të qartë se nuk ka më ndërmend të tolerojë sjelljen invazive të paparacëve, sidomos tani që ka hyrë në një kapitull të ri të jetës si prind.

Artisti parashikoi edhe reagimin publik ndaj ngjarjes, duke theksuar:

E di që do ta shtrembërosh pamjet që të duket sikur unë jam fajtor

Sipas tij, paparacët synuan qëllimisht ta provokonin për ta bërë të dukej si “djali i keq” i situatës.

Ky shpërthim i Bieber vjen ndërsa ai përpiqet të mbrojë privatësinë e tij dhe të familjes së re, në një kohë kur interesimi i mediave për jetën e tij personale duket se është më i madh se kurrë.