Trupi jonë ka dobësitë e veta prandaj, ekspozimi në toksina mund t’i ndryshojë gjenet tona dhe të çojë në çrregullime fizike. Veç kësaj, çrregullimet gjenetike ndodhin edhe si pasojë e stresit, luhatjes së hormoneve, parazitëve, viruseve, baktereve. Sheqeri, karbohidratet e rafinuara dhe ushqimet e ndryshme janë po ashtu të dëmshme. Sistemi jonë i imunitetit është i ndërtuar në mënyrë brilante për të qenë i aftë t’i largojë toksinat përmes diarresë, gripave dhe vjelljes. Por, nëse një toksinë e heshtur është vazhdimisht e ekspozuar në sistem, ajo mund të shpie në sëmundje të ndryshme autoimune.
Sëmundjet autoimune janë çrregullime kur imunitetit vepron keq, duke e shkaktuar trupin ta dëmtojë veten. Shumë sëmundje autoimune nxiten nga ushqimi, më saktësisht nga sheqeri, pesticidet, metalet e rënda dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht që mund të shkaktojnë ndryshime eventuale të pH-së apo fryrje. Sidoqoftë, ka shumë mënyra dhe metoda krejtësisht natyrale të cilat ju ndihmojnë ta pastroni tërë trupin dhe ta forconi sistemin e imunitetit për t’i parandaluar sëmundjet e çfarëdo lloji.
Në mënyrë që t’i largoni toksinat nga mëlçia, hudhra, shafrani dhe rrepa ju ndihmojnë shumë për shkak të vetive shëruese që i kanë. Edhe vaji i ullirit është i mirë për procesin e detoksikimit të mëlçisë. Xhenxhefili dhe vitamina B6 janë të mahnitshme për pastrimin e veshkave. Edhe uji me limon, magnezi dhe uthulla e mollës janë shumë të mira për t’i pastruar veshkat. Konsumoni shumë ujë, hani ushqime të bazuara në bimë, magnez, hudhër, xhenxhefil dhe konsumoni vitaminë C për të pastruar zorrët.
Për t’i larguar parazitët nga trupi, sigurohuni të pini kafe organike, ujë të distiluar dhe të konsumoni kanellë, hudhër dhe vaj kokosi. Ndërkaq, një neurolog ka zbuluar gjashtë strategji që të gjithë mund të përdorim për të ulur rrezikun e demencës. Sipas ekspertit, respektimi i këtyre metodave mund të ndihmojë në mbrojtjen e konsiderueshme të trurit tuaj ndërsa plakeni.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar demenca aktualisht prek rreth 900 mijë njerëz. Sindroma është më e zakonshme tek njerëzit mbi 65 vjeç, megjithatë mosha nuk është faktori i vetëm i rrezikut për zhvillimin e tij. Hulumtimet në fakt kanë treguar se 40% e rasteve të demencës mund të parandalohen duke bërë disa ndryshime në stilin e jetës tuaj. Një neurolog me bazë në SHBA, Baibing Chen dha disa këshilla se si mund të mbroheni nga demenca.