Një neurolog ka zbuluar gjashtë strategji që të gjithë mund të përdorim për të ulur rrezikun e demencës. Sipas ekspertit, respektimi i këtyre metodave mund të ndihmojë në mbrojtjen e konsiderueshme të trurit tuaj ndërsa plakeni. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar demenca aktualisht prek rreth 900 mijë njerëz. Sindroma është më e zakonshme tek njerëzit mbi 65 vjeç, megjithatë mosha nuk është faktori i vetëm i rrezikut për zhvillimin e tij. Hulumtimet në fakt kanë treguar se 40% e rasteve të demencës mund të parandalohen duke bërë disa ndryshime në stilin e jetës tuaj. Një neurolog me bazë në SHBA, Baibing Chen dha disa këshilla se si mund të mbroheni nga demenca.
Demenca nuk është vetëm diçka që vjen me moshën, ka mënyra reale për të reduktuar rrezikun dhe për ta mbajtur trurin tuaj të shëndetshëm për vitet në vijim. Ju ndoshta keni dëgjuar për ushtrimet e rregullta dhe të hani një dietë të shëndetshme për të parandaluar demencën. Por këtu janë disa strategji më pak të njohura për të mbrojtur trurin tuaj
Sipas Dr Bing, humbja e dëgjimit është një nga faktorët e rrezikut më të neglizhuar për demencën.
Edhe humbja e lehtë e dëgjimit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun tuaj. Nëse keni probleme me dëgjimin, mos prisni, kontrollojeni dhe merrni parasysh aparatet e dëgjimit nëse është e nevojshme. Bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht të dëgjuarit, ka të bëjë me mbajtjen e trurit tuaj të angazhuar dhe aktiv. Bëni shtatë deri në nëntë orë gjumë cilësor çdo natë. Gjumi është kur truri juaj pastron toksinat dhe riparohet. Gjumi i dobët mund të rrisë rrezikun e demencës. Nëse keni apnea të gjumit, sigurohuni që të trajtohet.
Jeta juaj sociale mund të ndikojë në rrezikun e demencës.
Izolimi është një faktor rreziku për demencën dhe të qëndruarit afër me miqtë, familjen dhe komunitetin tuaj, pavarësisht nëse është një telefonatë javore, ky angazhim social e mban trurin tuaj të mprehtë. Qoftë mësimi i një gjuhe të re, apo një instrumenti, mbajtja e mendjes aktive krijon lidhje të reja truri, sa më shumë ta sfidoni trurin tuaj, aq më mirë mund të shmangni rënien njohëse. Kjo mund të duket “e qartë”, por lëndimet në kokë mund të “rrisin ndjeshëm” rrezikun e demencës.
Ndërkaq, studiuesit turq dhe evropianë do të bashkëpunojnë për trajtimin e sëmundjeve të trurit dhe kujdesin ndaj pacientëve përmes projekteve të reja në kuadër të nismës kërkimore globale të Programit të Përbashkët të BE-së për Sëmundjet Neurodegjenerative. Institucioni Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) është zotuar se do të mbështetë këto projekte me 225 mijë euro. Programi synon të përmirësojë kërkimin mbi sëmundjet neurodegjenerative dhe të përmirësojë aftësitë e trajtimit, veçanërisht në fazat e mesme dhe të vonshme të këtyre sëmundjeve.