Food & Drink Lifestyle

Kafja virale me vaj ulliri, Anisa Peti: Interesante, ishte shumë e mirë…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Peti, e cila është e njohur në rrjete sociale për recetat e çuditshme të bëra me kafe. Ajo ka zbuluar më shumë fakte lidhur mbi kafen që jo çdokush i di…

Ke provuar kafen virale me vaj ulliri, si ishte shija?

Në krahasim me kafen me gjalpë, yndyrë për yndyrë, por kafja me vaj ulliri më pëlqeu më tepër. Nuk ndihej shumë vaji i ullirit dhe kur ia hidhje, sikur e hiqte pak atë hidhësinë që ka kafja. Mua m’u duk shumë interesante. Këto bëhen gjithmonë me kafe ekspres. Ishte shumë e mirë. Ma sugjeruan në një koment që ta provoja. Vajin e ullirit e kam hedhur me pikatore mbi kafe, që të mos i hidhja shumë.