Aktualitet Lajmet e fundit

Kalimi ose jo për gjykim i dosjes “Partizani”, sot vendimi!

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për sot seancën paraprake në lidhje me dosjen e privatizimit të klubit sportiv “Partizani” në Tiranë. GJKKO-ja pritet ta marrë vendimin në orën 13:00 për kalimin ose jo për gjykim të dosjes hetimore të depozituar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku të hetuar janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi e tre të pandehur të tjerë.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh, por shtoi ai, gjykata u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.

Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje të paligjshme. Nesër (sot 24.04) do ta marrim vesh se kur gjykata do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë, me themel, u shpreh Gjokutaj.

Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale, shtoi avokati.