Bota

Kallas: S’ka rrugëdalje të shpejtë nga kriza e Hormuzit, alarm për ekonominë globale…

Kaja Kallas, një prej zërave kryesorë të diplomacisë europiane, paralajmëroi sot se nuk ka një rrugëdalje të shpejtë nga kriza e shkaktuar si pasojë e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit.

“S’po shihet një rrugëdalje e shpejtë nga kjo situatë. Pasojat janë negative në të gjitha drejtimet”, deklaroi Kaja Kallas, gjatë një takimi në Estoni me ministrat e Jashtëm të vendeve nordike dhe baltike. Sipas saj, kriza në këtë pikë kyçe të transportit të energjisë po godet drejtpërdrejt ekonominë globale. Çmimet e naftës janë në rritje dhe, siç theksoi Kallas, kjo po i sjell përfitime shtesë Rusisë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për vonesat në dërgesat e armëve amerikane drejt vendeve nordike dhe baltike dhe tha prerazi se për Europën, liria e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit “nuk është e negociueshme”.