Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Marko Musaj, ish-konkurrent i “Për’puthen”, për të komentuar banorët dhe dinamikat e “BBV” dhe jo vetëm. Lidhur me Mateon dhe sjelljen e tij në “BBV”, ai bëri disa komente duke na zbuluar se e njeh mirë banorin. Ndërkohë, një zbulim ‘ bombë’ ishte edhe se ai ka folur me Brikenën.
Mua Brikena nuk do më thoshte jo. Unë mendoj që Brikena ka hyrë me strategji konkrete, do të bëjë lojën e vetë. Më pëlqeu gjesti i Mateos që takoi mamin e Brikenës. Ajo ishte shumë fisnike edhe me mënyrën si e përballoi.
Brikenën e njoh, me të kam pasur kontakte. Kemi folur për rreth 2 muaj në Instagram, pasi dola nga “Për’puthen”. Mateo i kishte mbyllur kontaktet me Brikenën në atë periudhë. Unë isha duke folur dhe e pyeta për konkurrentët e “Për’puthen”. Më tha që kam pas folur me Mateon, ma pohoi. Jemi takuar një herë tha, por nuk e kemi gjetur veten te njëri tjetri dhe e kemi lënë aty më tha. Unë i besoj versionit të Mateos që janë puthur. Nuk jemi takuar sepse ajo jetonte në Itali dhe nuk ishte mundësia që të takoheshim. Kemi folur shumë, jemi zënë sepse Brikena kërkon diçka stabël, një lidhje serioze.