Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. I ftuar sot në “Wake Up” ishte ish-banori i “BBV4” Jozi për të folur për Loredanën dhe jo vetëm.
Më ka bërë përshtypje sa mirë e ka përballuar Lori e vetme përballë gjithë atyre personave. Tani pa mua më duket lojtare më e zonja, më e lumtur jo. Dua që ta shoh të ecë sa më shumë në këtë rrugëtim.
Lidhur me nominim ai u shpreh:
Nuk e shoh shumë të rrezikuar me Livian. E pres kurdo që të dalë ajo, por mendoj që të shtunën nuk është radha e saj. Kam pakënaqësitë e mia që dua t’ia lë sqarimit ballë për ballë me të.
Çfarë vlerëson ai te Loredana?
Karakteri i saj është për t’u vlerësuar. Vendosmëria. E merr vendimin vetë, pa pasur nevojë të ndikohet. Kundër të gjithëve dhe kundër familjes, ajo zgjedh për veten e saj, kjo më ka bërë përshtypje te karakteri i saj. Është vajzë guximtare me gjërat që do.