Gossip Showbiz

Kanye West dhe Bianca Censori janë pranë divorcit?

Kanye West dhe Bianca Censori duket se janë në prag të divorcit, vetëm 11 ditë pas incidentit kur Censori u shfaq e zhveshur në tapetin e kuq të Grammy.

Një burim i afërt me reperin konfirmoi për DailyMail se çifti tashmë është ndarë dhe se shumë shpejt pritet të bëhet një kërkesë ligjore për të përfunduar martesën e tyre të shkurtër, e cila nisi në dhjetor 2022.

Bianca Censori, 30 vjeç, aktualisht po qëndron në rezidencën e tyre luksoze prej 35 milionë dollarësh në Beverly Park North të Los Anxhelosit, ndërkohë që nuk është e qartë nëse Kanye West është me të.

Disa spekulojnë se ai mund të kthehet në Japoninë ku ka kaluar një pjesë të vitit të kaluar.

Shumë besojnë se kriza mes tyre ka shpërthyer pas incidentit të Grammy-t, ku Kanye West bëri komente antisemitike dhe shkroi mesazhe të tjera të kontestueshme në platformën X (ish-Twitter), që mund të ketë qenë shkaku kryesor i ndarjes.

Përveç kësaj, Censori ishte planifikuar të merrte pjesë në një projekt filmik që po xhirohej në Japoni, i bashkë-produktuar nga West, i cili do të përqendrohej në trupin e femrës.

Sidoqoftë, ajo u tërhoq nga ky projekt vetëm pak para shpalljes së ndarjes.

Një burim i afërt ka thënë se Bianca është shumë e lënduar nga veprimet e West dhe e sheh me shqetësim atë që ka ndodhur.

Ajo ka theksuar se nuk mbështet aspak veprimet e tij dhe ndan shqetësimin me ata që janë të afërt me të.