Aktualitet Politikë

Kaos total në Kuvend, Berisha: Prekja e deputetëve është akt kriminal!

Seanca parlamentare ka nisur me tensione të forta. Fillimisht, demokratët u ulën në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë. Ata kërkojnë Belinda Ballukun në sallën ku Belind Këlliçi ndezi flakadan.  Mes kaosit, Endri Shabani u betua si Avokat i Popullit.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëron Gardën se po kryen akt kriminal, të turpshëm dhe të pashembullt duke prekur deputetët. Berisha tha se “Garda po vepron me urdhrat e hajdutëve”.

Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda.

Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda.

Larg, larg!

Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda.

Po mbroni hajdutë, po mbroni kriminelë.

Mos prekni deputetët!

Mos zbatoni urdhrat e hajdutëve!

Po mbroni hajdutët.

Pirro, po ti, zogu i Belindës.

Ja pra, ik edhe ti.

Ike.

Gati e ke, i ke dy, jo një!

Dorëzoni Agasin!