Health & Beauty Lifestyle

Karrota si SPF natyrale?! Ekspertja e kozmetikës këshillon rëndësinë e të mbrojturit nga dielli!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anxhela Panxhi,eksperte e bio-kozmetikës. Ajo ka folur më shumë për kujdesin ndaj lëkurës, sidomos gjatë sezonit të verës…

Sa orë mbron një SPF?

Ai numri sipër kremit, tregon nëse ne do na duheshin 10 minuta për t’i djegur nga dielli, nëse do të ekspozoheshim mbi orarin 10:30 deri në orarin 17:00 pasdite, atëherë SPF 50 tregon 50 herë më shumë se ky 10 minutëshi. Por ne ndërkohë mund të kemi veshur rroba, mund të jemi shtrirë në peshqir në plazh, kemi hyrë në ujë, që do të thotë se duhet të bëjmë një aplikim një herë në një orë e gjysmë, në plazh. Ndërsa për ekspozim urban, duhet të kemi një SPF e cila për fytyrën duhet të jetë 30, ndërsa për trupin nëse kemi pjesë të ekspozuara, të shkojë 50. Riaplikimi duhet të jetë gjithmonë një herë në një orë e gjysmë. Një gabim tjetër që ne bëjmë, është që nëse kemi aplikuar SPF para një gjysmë ore dhe kemi hyrë në ujë, pavarësisht se kur e kemi aplikuar SPF, kur ti del nga uji, nuk duhet të kemi besim total tek ajo që thotë ‘water resistent’, sepse temperaturat e shpërbëjnë kremin dhe filtrin.

Ka ndonjë SPF që mund ta bëjmë vetë në shtëpi?

Në mënyrë natyrale, por nuk duhet të mbështetemi totalisht tek to, por të kombinuara me mënyra të tjera si të qëndruarit në hije, atëherë në mënyrë natyrale për ta konsumuar është karrota. Ekziston edhe vaji i karrotës, ekziston edhe vaji i mjedrës që ka një SPF natyrale prej 15, që është goxha i lartë për një produkt natyror. Është dhe gjalpi i kokosit i cili na mbron. Këto kanë SPF natyrale që na shërben në orët e para të ditës. Karrota dhe speci i kuq kanë beta-karroten dhe vitaminë C që na ndihmon të mbrohemi nga rrezet UVA, që janë ato që shkaktojnë më shumë plakjen dhe dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën. Ndërsa rrezet UVB janë ato që na shkaktojnë djegien apo skuqjen.