E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anxhela Panxhi, eksperte e bio-kozmetikës. Ajo ka folur më shumë për kujdesin ndaj lëkurës, sidomos gjatë sezonit të verës…
Ju vetë përdorni bojëra për flokët?
Jo, unë kam që nga shtatzënia me vajzën time, që po bëhen 12 vite që nuk përdor bojëra flokësh në mënyrë absolute. Edhe po të kisha thinja nuk do ta kisha problem. Ato kanë disa elemente toksike të cilat akumulohen në trup dhe pas një momenti të caktuar në jetë, mund të japin edhe reaksione alergjike, sepse janë diaa lloje toksinash që nuk largohen, qëndrojnë aty. Dhe nga aplikimi i vazhdueshëm i tyre dëmtojnë flokun, dëmtojnë skalpin, janë ato që kanë elemente jo të shëndetshme. Megjithatë, unë do të rekomandoja kënanë, nëse është origjinale. Do ta rekomandoj sepse është bimore dhe nuk ështe se bën ato ndryshime drastike, përveç se ushqen skalpin dhe folikulen e flokut.
Po thonjtë me manikyr, nuk i aplikon?
Jo. I kam provuar para shumë vitesh, kanë qenë shumë raste sporadike. Por nuk i aplikoj edhe për shkak të punës, sepse i bëj masazhe fytyre njerëzve, përveç elementeve kimike që mua nuk më pëlqejnë. Janë të rrezikshme. Ngjan shumë radikale kur e them kështu, por më mirë ta themi kështu siç është. Na pëlqen apo nuk na pëlqen, kështu është, ka elemente kimike të cilat nuk duhet të jenë.