Live From Tirana

Pse ishte ‘shpërfytyruar’ Ilir Meta? Ekspertja e bio-kozmetikës: Kushte të vështira psikologjike, mund të ketë sëmundje…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anxhela Panxhi, eksperte e bio-kozmetikës. Ajo ka folur më shumë për kujdesin ndaj lëkurës, sidomos gjatë sezonit të verës…

Ditët e fundit janë bërë virale pamjet e ish-presidentit Ilir Meta gjatë gjyqit të tij, ku është shfaqyr shumë i zverdhur dhe i transformuar. Çfarë mund t’i ketë ndodhur?

Mungesa e diellit, presioni psikologjik… Ka jetuar në kushte që normalisht ai nuk do ishte, është thjesht nga rrethanat. Është mungesa e diellit, është ana paikologjike. Ana psikologjike është numri një, sepse po prezumoj që i kanë dhënë ushqime të mira sepse nuk e di. Megjithatë, kjo pamje jep idenë e një pesoni që ka qenë në kushte të vështira psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë psikologjike, para se të ketë nevojë për atë fizike. Ndoshta dhe për shkak të moshës mund të ketë edhe sëmundje kronike të cilat mund të jenë intensifikuar.

Është një reagim normal nga njerëzit që të shikojnë një person që të ketë këtë lloj transformimi në një periudhë të shkurtër, se çfarë mund t’i ketë ndodhur. Sigurisht hamendësimet fillojnë e zënë vend. Edhe empatia, njerëzit do ta shfaqin atë qoftë edhe ndaj një personi që mund të mos e kenë pëlqyer.