Kate Middleton ka thyer heshtjen rreth “debatit të flokëve” që ka qarkulluar prej javësh në media e rrjete sociale.
Pas daljeve të saj të fundit me një look dukshëm më biond, Princesha e Uellsit ka shpjeguar se ndryshimi nuk është rezultat i një transformimi drastik në sallon, por i… diellit.
Më 19 nëntor, gjatë Royal Variety Performance në Londër, ku mori pjesë krah Princit William, 43-vjeçarja u komplimentua nga aktorja britanike Su Pollard për ngjyrën më të çelur të flokëve.
Sipas Daily Mail, Pollard i tha:
Më pëlqen shumë ngjyra e flokëve, duket shumë më e çelur.
Kate, me humor dhe thjeshtësi, është përgjigjur:
Më parë ishin kafe, por janë çelur nga dielli
-duke pranuar për herë të parë publikisht vëmendjen e madhe që ka marrë pamja e saj këtë vjeshtë.
Princesha bëri bujë që në shtator, kur u rikthye në detyrat mbretërore pas pushimeve verore me një nuancë dukshëm më bionde të flokëve, ndoshta më e çelura që nga marrëdhënia e saj me William ka hyrë në qendër të vëmendjes mediatike.
Pamja e saj më 4 shtator në Muzeun e Historisë Natyrrore u komentua gjerësisht, si për ngjyrën, ashtu edhe për gjatësinë më të madhe të flokëve.
Megjithatë, efekti “bionde” zgjati pak. Më 6 shtator, gjatë finales së Kupës së Botës në Rugby për femra, flokët e Kate dukeshin dukshëm më të errët, ndërsa më 8 shtator, në një aktivitet të Federatës Kombëtare të Institutit të Grave, ajo u pa sërish me nuancën e saj klasike kafe, për të cilën njihet prej vitesh.
Pavarësisht nëse është vërtet “efekti i diellit” apo kombinim i dritës, balayage dhe pushimeve verore, një gjë është e sigurt: çdo ndryshim i vogël në look-un e Princeshës së Uellsit vazhdon të kthehet në temë kryesore diskutimi te publiku dhe stilistët anembanë botës.